E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Kolumbi, 20 viktima dhe dhjetëra të bllokuar nën objekte. Shemben 20 ndërtesa (VIDEO) –

Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në Cali në Kolumbi pas një tërmeti të ri të fortë të regjistruar. Mësohet se në këto ndërtesa ka me njerëz të bllokuar brenda.

Kryetari i bashkisë së Cali, Alejandro Eder thotë se ka kërkuar mbështetje me punëtorë shpëtimi nga kryetari i bashkisë së Bogotës dhe kryetari i bashkisë së Medellinit.

Eder u kërkon qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të kontrollojnë për çdo dëmtim të dukshëm strukturor në shtëpitë e tyre.

“Nëse nuk ndiheni të sigurt, nëse shihni çarje shumë të mëdha, ju lutemi dilni nga ndërtesa”, shton ai.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore, sipas kryebashkiakut të qytetit të Pereira-s, Mauricio Salazar. Salazar se të tjerë mbetën të bllokuar në ndërtesat e shembura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›