E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmeti në Myanmar, raportohet për viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Një tërmet me magnitudë prej 7.7 ballë ka goditur Birmaninë qendrore.

Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, me qindra qytetarë që kanë dalë jashtë ndërtesave nga frika. Një pallat në ndërtim u shemb dhe 43 persona rezultojnë të zhdukur.

Paraprakisht raportohet se dhjetë persona kanë humbur jetën.

Gjithashtu Myanmari ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›