E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, reagon Ministria e Brendshme: PS qëndrim politik, qeveria po ndihmon banorët

Tiranë, 13 shtator NOA - Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme me anë të së cilës ka përgënjeshtruar deklaratën e Partisë Socialiste e cila u shpreh se qeveria po neglizhon banorët e goditur nga tërmeti një javë më parë në Dibër.

Partia Socialiste kujtohet të artikulojë politikisht qëndrimin e saj edhe më vonë sesa qeveria vepron praktikisht në terren në ndihmë të qytetarëve.

Ndërhyrja e qeverisë menjëherë pas rënies së tërmetit ka qenë e shpejtë dhe efikase.

Janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë.

292 çadra janë shpërndarë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme në komunat Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren dhe Maqellarë. Ndërkohë, 65 çadra janë në gjendje në Komunën Shupenzë.

3.2 tonë ushqime u janë shpërndarë banorëve në këto komuna për të përballuar situatën emergjente të këtyre ditëve deklaroi Ministria e Brendshme.

Sipas kësaj ministrie, qeveria ka deklaruar se banorët e shtëpive të pabanuara mund të strehohen edhe në shtëpi me qira, ku Ministria e Brendshme do të ndihmojë financiarisht.

Ekspertët dhe grupet e punës të Ministrisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe të Qarkut të Dibrës janë në terren që nga dita e parë pas rënies së tërmetit dhe po kryejnë vlerësimin e dëmeve. Deri më tani është vlerësuar dëmi për 392 banesa.

Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për shprehjen e qëndrimeve të pabaza dhe informacioneve të pavërteta nga ana e Partisë Socialiste.

Ministria e Brendshme siguron opinionin publik se qeveria ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës përfundoi deklaratën e saj Ministria e Brendshme.

k.k/NOA - Lexoni si erdhi reagimi: Tërmeti, PS: Qeveria nuk bëri asgjë për banorët, u dërgoi vetëm fasule dhe makarona

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›