Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 2 mijë numri i të vdekurve

Autoritetet e Marokut kanë bërë të ditur se nga tërmeti shkatërrimtar i së premtes kanë gjetur vdekjen mbi 2 mijë njerëz dhe mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur. Ndërsa 1400 veta ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ekipet kombëtare të shpëtimit vijojnë punën akoma në zonat e prekura, qoftë al-Haouz apo të tjera. Sipas autoriteteve, operacionet e kërkim-shpëtimit janë të vështira për shkak të natyrës komplekse gjeografike të disa zonave, transmeton Al Jazeera.
Ndkaq ekipet e huaja mbërritën nga vendet fqinje evropiane dhe ato arabe për të dhënë ndihmën ndaj të prekurve nga tërmeti në Marok.
/rtsh.al/