E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërmeti “shkund” Turqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter tronditi rajonin e Tokatit në Turqi.

Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 5.99 kilometrash.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

“Në orën 18:11, një tërmet ka ndodhur në lagjen Sulusarai të Tokatit. Thellësia fokale llogaritet në 5,99 kilometra”, thuhet në informacionin në faqen e internetit të Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Samsunda deprem oldu #deprem pic.twitter.com/0hb7kFgUEK

— Baran (@Baranfalann) April 18, 2024

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›