E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka tronditur qytetin spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete.

Epiqendra ishte në zonën e Alhendín, në jug të Granadës, pak pas orës 01:00.

Lëkundjet shkaktuan rënien e copave nga fasadat dhe dëmtime në disa makina, ndërsa shërbimet e emergjencës u angazhuan për të kontrolluar ndërtesat e prekura dhe për të nxjerrë disa persona nga objekte të dëmtuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›