E Diel, 1 Nëntor 2026

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se opozita është pjesë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Duke komentuar projektvendimin e mazhorancës për ndryshimin e formulës së përbërjes së Komisionit, Berisha akuzoi se bëjnë çfarë të duan.

Ai u shpreh se anëtarët e opozitës nuk janë njoftuar për asnjë mbledhje dhe se i gjithë ky diskurs publik bëhet për të spostuar vëmendjen nga skandalet.

Pyetje: Në rend dite ka një projektvendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit.

Sali Berisha: Ata mund të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan ta përjashtojnë, ta bëjnë.

Pyetje: Ju nuk po shkoni në komision.

Sali Berisha: Kush tha?

Pyetje: Keni munguar në të gjitha mbledhjet.

Sali Berisha: Asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë. Ne jemi të përqendruar te grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarëdo që të bëjë do përfundojë me Lubinë.

Pyetje: Pra ju jeni në komisione?

Sali Berisha: Jemi si s’jemi. Kush tha që nuk jemi. Ne kemi qenë dhe jemi, nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë kush ishte Tao.

Ndër të tjera Berisha, tha se parlamenti mblidhet “të shurdhojë dhe mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit”.

“Kjo dëshmon që jemi në kushtet, kur vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar. Është koha sot më shumë se kurrë, që 10 shkurti të kthehet në uraganin e fuqishëm të ditës së lirisë së shqiptarëve dhe përmbysjes së këtij regjimi”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›