E Martë, 3 Nëntor 2026

Terror për Luis Díaz, prindërit e tij u rrëmbyen nga njerëz të

Orë shumë delikate për Luis Dìaz, sulmuesin kolumbian të Liverpool, prindërit e të cilit u rrëmbyen nga njerëz të armatosur. Lojtari nuk mori pjesë në ndeshjen në shtëpi të Reds kundër Nottingham Forest: “Shpresojmë që çështja të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur – thuhet në shënimin e klubit -. Ndërkohë, shëndeti i lojtarit do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë”. Nëna tashmë mësohet se është liruar, ndërsa babai është akoma në duart e rrëmbyesve.

Prindërit e Luis Dìaz, Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda, u rrëmbyen në qytetin Barrancas, në rajonin La Guajira të Kolumbisë, nga katër burra të armatosur. Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka urdhëruar tashmë dislokimin e të gjitha forcave publike për të gjetur babain e tij, ndërsa kreu i shtetit shpjegoi se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin e Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›