E Diel, 1 Nëntor 2026

Terroristë në Parajsë: Si u bënë Maldivet një prej eksportuesve më të mëdhenj të ISIS?

Shumica e vizitorëve të Ishujve Maldive priten si rrallëkund. Jo vetëm për shkak të ujit të kristaltë dhe barrierës përrallore koralore e rërës së artë. Por edhe për shkak të mikpritjes. Fytyrat e qeshura të stafeve të resorteve që presin t’ju ndihmojnë me padurim për t’ju bërë të mundur që të kaloni kohën më të mrekullueshme të jetës suaj.

Vetëm vitin e kaluar, Maldivet kanë pritur 1,3 milionë turistë, me disa prej tyre që kanë paguar deri 5000 euro për natë...

11 vjet më parë, një prej ishujve, me vetëm 600 banorë, ishte shndërruar në strehën e një grupi terrorist, përgjegjës për vendosjen e një bombe në qendër të kryeqytetit, Male, ku kishin mbetur të vdekur 12 turistë. Edhe pse ai grupim u neutralizua, gjërat nuk do të bëheshin më mirë...

Në dekadën pas shpërthimit të asaj bombe, trazira të shumta do të përfshinin Maldivet, që do të prishnin qetësinë idilike të resorteve turistike. Betejë politike mes demokracisë dhe autokracisë, grushte shteti dhe luftë bandash, përfshirje në lojën e madhe mes Indisë dhe Kinës dhe rritje e vazhdueshme e ekstremizmit islamik.

Në Maldive, alkooli është i ndaluar dhe burkat janë në modë, është e detyrueshme të jesh mysliman dhe tradhtia bashkëshortore është e dënueshme me rrahje me kamxhik. Por nëpër resorte, pijet kanë shumë alkool brenda, bikinit janë gjithnjë e më të vegjël dhe jo të gjithë vijnë aty me partnerin ose partneren...

Gjithmonë Ishujt Maldive kanë qenë të ndara në dysh, dy vende që jetojnë shumë pranë por që kurrë nuk takohen. Përveç problemeve të shumta të brendshme, kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale iu duhet të përballen edhe me një problem edhe më të madh: rikthimin e luftëtarëve maldivianë nga Siria.

Edhe pse Shteti Islamik është shembur pothuajse krejtësisht, ka ende persona që, ose janë rikthyer në vendlindje, ose janë transferuar në një tjetër fushëbetejë. Ekspertët e sigurisë thonë se nga Maldivet ka pasur luftëtarë në çdo konflikt që prej pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitin 1979.

Siç shpjegon Kreu i Institutit të Psikologjisë së Maldiveve, Dr. Aishath Ali Naaz, për shumë qytetarë largimi për në Siri do të thotë shpesh që ata sigurojnë një shtëpi, një rrogë dhe miq. Në kryeqytetin Male, ku zyrtarisht jetojnë 140 000 vetë, por në të vërtetë mund të jenë edhe një herë aq, ka aq pak tokë sa qiraja mujore për një apartament shkon 1200 euro, ndërsa rroga mesatare vjetore është vetëm 500 euro(!)

“Jeta këtu është e tmerrshme”, thotë ai. “Dhe nuk e kam fjalën vetëm për krimin. Këtu je në mes të oqeanit. Diçka e bukur, por vetëm për një ditë, ose një javë. Më pas duket sikur je në burg. E duke qenë se nuk ka as edhe një kinema, park, apo koncert, çdo ditë është e njëjtë”.

Në total 200 vetë janë nisur për të luftuar për ISIS, por më shqetësuese është se ata që kanë mbetur në shtëpi, e ndjekin luftën sikur të ishte një finale Kupe, me shumë tifozë për “skuadrën islamike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Kinezët duan të ndërtojnë një hënë artificiale!

136 vjet për të marrë një leje ndërtimi

Holandë, lëshohet pasaporta e parë pa gjini

Tension midis vendeve Nato dhe Rusisë, Moska modernizon bazat e saj bërthamore në Kaliningrad

Lufta bërthamore mes SHBA dhe Kinës është tepër e mundshme

U shtir si viktimë e një sulmi terrorist, francezja përfundon në burg

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›