E Diel, 1 Nëntor 2026

Terroristi në Angli

Një terrorist, lindur dhe rritur në Londër, po shkakton viktima e panik kudo në Angli. Tani një agjent i shërbimeve sekrete do të bëjë të pamundurën për të shkatërruar celulën e tij, përpara se mijëra njerëz të humbin jetën.

Edhe pse ky film konsiderohet si njëri prej filmave më interesant aksion, megjithatë kemi një terrorist që vetëm sipërfaqësisht është një përpjekje për të bërë një film ku në të do të luajnë rolet kryesore aktorë që nuk janë shumë të njohur për publikun.

Megjithatë, e veçantë e këtij filmi është se kemi një terrorist që shkakton shumë dhimbje. E që është një mysliman i lindur në Britani, i cili bëhet terrorist dhe që e bën këtë film më shumë një dramë televizive. Ana artistike e këtij filmi është bërë më shumë në një mënyrë vulgare, në atë formë se si një krijesë njerëzore e gjinisë mashkull është në gjendje që të vrasë në popull.

Gjatë kohës sa punon si roje dhe diler i armëve, Harry (Sam Douglas), një ish ushtarak i kthyer në agjent të sigurimit me emrin maskues Ewan (Sean Bean, i njohur mirë edhe me serialin “Sharpe”) i mbijeton një goditjeje të një personi me emrin Ash (Abhin Galeya), i cili është anëtar i një qelize terroriste islamike, i cili vjedh nga çanta e Harryit një eksploziv të tipit Semtex dhe shpëton vetëm me një lëndim të vogël. Mjeshtërit e spiunimit të Ewan Charlotte McQueen (Charlotte Rampling) dhe shefit të saj Scott Catesby (James Fox), e informojnë Ewanin se duhet që të del në gjueti të kësaj çante.

Ewan merr në shoqëri një djalë të ri me emrin Mark me të cilët bëhen si babë e bijë derisa të vinë në gjurmë të Ashit dhe shokëve të tij. Ata në mënyrë inteligjente marrin informata nga një prostitutë me emrin Rena (Shivani Ghai), që po ashtu luan një rol kyç në film. Përderisa Ewan dhe Mark arrin në rrethin e Ash, terroristi përgatitë bombën që e ka vjedhur në Semtex për të vrarë sa më shumë njerëz.

Skenari i këtij filmi është i thatë nga dialogu por ka më shumë aksion, përderisa ai është bërë me regji të regjisorit të lindur në Britani, por me origjinë libaneze Hadi Hajaig, ku gjatë filmit e kupton se “cleanskin” është një person që nuk ka ndonjë dosje kriminale që e ndërlidh atë me terrorizmin por më shumë është ekstremist fetar.

Skenat e filmit janë të përcjella më shumë klishe, madje edhe me një fjalor shumë eksplicit që nuk e kemi parë më parë nëpër filmat anglez. Karakteret e femrave më shumë janë për gëlltitje të publikut.

Mëgjithatë, filmi ka pasur një sukses të madh në Britani por edhe Amerikë ku është parë nga një numër i madh shikues. Ai do të shfaqet në Film Gold në javën e dytë të muajit shtator.

-------

“Cleanskin”

Distributor: Warner Bros. U.K. Film Studio dhe Salt Co. Producentë: Hadi Hajaig. Koproducent: Harry F. Rushton, David Sumnall. Regjia dhe skenari Hadi Hajaig.

Aktorë: Sean Bean, Charlotte Rampling, Abhin Galeya, Tom Burke, Tuppence Middleton, Peter Polycarpou, Silas Carson, James Fox, Michelle Ryan, Sam Douglas, Tariq Jordan, Glen Ërage, Mens-Sana Tamakloe dhes Shivani Ghai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›