Terrorizem Gjermani mbyllet kupola Reichstag

Gjermani 22 nentor NOA -
Alarm terrorizmi ne Gjermani.Autoritetet kane mbyllur per vizitoret kupolen
e reichstag seline e parlamentit gjerman.Bazuar ne ate cka shkruan
shtypi gjerman Reichstag eshte nen shenjester nga grupi terrorist i Al Kaedas.Pothuajse
ne te njejten kohe Policia gjermane ka evakuuar dhe nje shkolle ne Jena nje qytet
lindor dhe kjo si pasoje e nje alarmi per bombe i cili megjithate rezultoi i pabaze.
Kontrollet dhe masat e sigurise te Bundestagut dhoma e ulet e Parlamentit gjerman duhet thene se jane perforcuar ne menyre te konsiderueshme - tha Ministri i Brendshem i Berlinit Ehrhart Koerting.Ne vecanti Koerting tha se e gjithe zona e parlamentit eshte rrethuar dhe kontrollohet nga rreth 60 police.Per momentin te hapura per publikun kane mbetur vetem disa salla te parlamentit dhe restoranti qe eshte i vendosur ne tarracen e nderteses.
r.b/NOA