E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi 6 te dyshuar presin ekstradimin

Gjyqtarët evropianë do të vendosin më vonë nëse gjashtë të dyshuar për terrorizëm, përfshirë klerikun radikal Abu Hamza al Masri, mund të ekstradohen nga Britania në Shtetet e Bashkuara.

Mes personave në fjalë është edhe i dyshuari si financues i terrorizmit, Babar Ahmad, si dhe dy të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në atentatin e vitit 1998 ndaj ambasadës amerikane.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut po shqyrton nëse të drejtat njerëzore të këtyre personave mund të shkelen nëse ata marrin dënime të gjata në kushte të rënda burgimi.

Të dyshuarit thonë se ata mund të mbahen në izolim. Ata insistojnë se mund të mbahen në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado, i njohur si “supermax”, dhe shprehen se ka pak gjasa ose aspak që ata të lirohen në të ardhmen.

Gjashtë të dyshuarit, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara, deklarojnë se kushtet e burgimit në burgun e njohur si “supermax” mund të shkelin nenin tre që ka të bëjë me trajtimin mjekësor të kodit të të drejtave të njeriut.

Kodi evropian thotë: “Askush nuk duhet të bëhet objekt torturash çnjerëzore, trajtimit të degraduar ose ndëshkimit”.

Gjyqtarët evropianë ndërprenë proçedurat e ekstradimit për të dyshuarit në korrik të vitit 2010, me pretendimin se iu duhej më shumë kohë për të shqyrtuar ankesat se transferimi i tyre rrezikonte t’u shkelte të drejtat, duke i ekspozuar ndaj burgimit të përjetshëm, pa lirim me kusht dhe duke i izoluar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›