E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrusi: Ime më refuzoi lidhjen me Enver Hoxhën

Autori, Aldo Renato Terrusi

E ëma nuk donte t’i tregonte asgjë. Ajo histori ishte shumë e dhimbshme. Nuk e kishte menduar shu-më se refuzimi i një dashurie rinore do ta çonte në tragjedi. Kjo ishte arsyeja pse në vitin 1993, një italian i lindur në Vlorë erdhi në Shqipëri në kërkim të eshtrave të të atit, Giuseppe Terruesit, ish-drejtor i Bankës Italo-Shqiptare në Vlorë. I dënuar nga pushteti popullor me akuzën “shpërdorim të parave të popullit shqiptar”, pas 7 vitesh burg, katër në Vlorë e tre në Burrel, ai vdes në qeli në vitin 1952. Pas 18 vjetësh nga ajo vizitë e parë, i biri, Aldo, shkruan një libër që e titullon “Kthim në vendin e shqiponjave”, ku tregon historinë e familjes së tij, përmes dëshmive të të afërmve dhe miqve të qelisë së të atit, Engjëll Kokoshi dhe Petrit Velaj. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Besa” dhe dje u prezantua edhe në Tiranë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Në librin e tij Terrusi me profesion fizikan tregon dramën e familjes së tij, e cila me shumë gjasë ka ardhur si rezultat i një njohjeje të hershme që e ëma kishte pasur me ish-diktatorin Enver Hoxha, aso kohe 22-vjeçar, e dëshironte të kishte një lidhje me të. “Kobi i zi nisi atëherë kur bukuria e Aurelias tërhoqi vëmendjen e një skifteri pervers e paranojak, që mbante emrin Enver Hoxha. Duke përfituar nga fqinjësia dhe miqësia e prindërve, ai u përpoq me të gjitha mënyrat të krijonte marrëdhënie me vajzën e brishtë, por edukata dhe botëkuptimi i saj nuk mund të pajtoheshin me prepotencën dhe frymën dhunuese të këtij të riu, i cili, pasi dështoi në tentativat e tij për ta bërë të vetën, u detyrua të largohej përgjithmonë prej saj, por jo pa premtimin e hakmarrjes. Dhe hakmarrja erdhi disa vite më vonë, kur bashkëshortin e Aurelias, Giuseppe Terrusin, e arrestuan për ta mbajtur të mbyllur në ferrin shqiptar të Burrelit deri ditën që vdiq.  Është historia që përsëritet më vonë me Sabiha Kasimatin, të pushkatuar me 21 të tjerë me rastin e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike, me Musine Kokalarin, shkrimtaren dhe vajzën e zgjuar, që vdiq në internim, e kushedi me kë tjetër, të gjitha viktima të diktatorit”, do të shprehej gjuhëtari Kolec Topalli, dje në promovimin e librit. Vetë Terrusi thotë se e ëma e mori të vërtetën e saj në varr. E vetmja dëshmi nga ajo njohje është një libër me dedikim nga Enver Hoxha. Ishte libri “Les cent vues de Paris”. Në të ai shkruan: “Në shenjë miqësie. Enver Hoxha, student për Mjekësi. Gjirokastër, 21, VIII, 1930. Në të vërtetë, Enveri nuk ka qenë veçse një student botanike, i cili si duket donte të shitej ca më lartë në sytë e vajzës italiane.
Ç’ju shtyu t’iu ktheheshit kujtimeve tuaja, përse e shkruat këtë libër?

Faksimile e dedikimit që Enver Hoxha i kish lënë Aurelias në librin Les cent vues de Paris. Në të shkruhet: Në shenjë miqësie Enver Hoxha student mjekësie

Të shkruaje një libër ku janë treguar ndodhi të vërteta të dokumentuara me fakte dhe dëshmi, është sigurisht diçka shumë e rëndësishme. Ky libër ka shërbyer për të sjellë përpara opinionit publik dëshmitë nga një e kaluar, që ndoshta duhej varrosur e harruar. Por nuk ka të ardhme pa të shkuar, pa pasur një të vërtetë historike. E vërteta u bën mirë të gjithëve, pa të jeton gjithnjë i dyzuar dhe në bashkëfajësi. Si fillim nuk kisha asnjë lloj qëllimi. Kisha mbajtur disa shënime, adresa, por e shihja se dalëngadalë, me vdekjen e sime mëje dhe të dajës tim, unë mbeta hallka e fundit e zinxhirit që mund të tregonte këtë histori. Ndaj u kujdesa të shkruaja gjithçka me qëllim që të mos i harroja.
Pas largimit nga Shqipëria, kur u kthyet sërish?
Herën e parë që jam kthyer, në 1993, Shqipëria ishte një vend që po rizgjohej nga një gjumë i gjatë letargjik dhe kishte dëshirë për liri. Çdo gjë kishte mbetur pas në kohë, 50 vjet. Që nga Aeroporti që nuk i ngjante aspak një aeroporti kryeqyteti, por periferie. Tani është një vend që kërkon me të gjitha energjitë e tij të rritet e të kapë vendet e tjera europiane. Është një vend që kërkon një vend në Bashkimin Europian, në zhvillim të vazhdueshëm.
Ku shkuat, kur erdhët në Shqipëri?
Kur u ktheva në Shqipëri, në 1993, shkova në të gjitha vendet ku jetova me familjen time: në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe së fundi në burgun e Burrelit, ku pashë qelinë e tim ati, atu ku ai vdiq. Takova Engjëll Kokoshin dhe Petrit Velajn, që kishin qenë në burg me tim at dhe që më treguan për miqësinë dhe mirësinë e tij, kundrejt tyre. Mësova për jetën e tyre si të burgosur, për vdekjen e tij dhe varrosjen në varrezën e burgut. Ishin tregime rrënqethëse. Ai më tregonte për torturat, dhe se si me trupat e shokëve të vdekur përshkonin një copë udhë deri te gropa që kishin hapur, të shoqëruar nga këngët dhe talljet e rojeve të burgut, të cilët u thoshin se shumë shpejt do t’u vinte radha dhe atyre. Pasi u kthyem në Ambasadën Italiane, e vendosëm dhe e shkruam me shkrim që do të impenjoheshim për gjetjen, zhvarrimin, identifikimin dhe dërgimin në shtëpi të eshtrave të të burgosurve të vdekur në burg. Por me ngjarjet e vitit ’96-’97, gjithçka mori fund, ndërsa më vonë Engjëll Kokoshi u nda nga jeta.
Veç kujtimeve të hidhura, takuat miq të vjetër?
Duke qenë se daja im, Giacomo Poselli, kishte qenë portier i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe kishte fituar Ballkaniadën në vitin 1946, u pritëm me shumë ngrohtësi

Kopertina e librit

nga të gjithë ish-futbollistët dhe miqtë e vjetër dhe në veçanti nga miku i tij Xhavit Demneri. Ishin ditë shumë të bukura e mallëngjyese. I paharruar momenti kur, ndonëse të moshuar, ata zbritën në fushën “Qemal Stafa” për të bërë një ndeshje futbolli. Në darkë ishin të gjithë të rraskapitur, por të lumtur dhe kanë ngritur një dolli me coca-cola. Ishte dollia më e bukur që kishin ngritur ndonjëherë.
Një tjetër personazh i librit tuaj është edhe Enver Hoxha, i cili kishte pasur njohje me nënën tuaj…
Në librin tim, Enver Hoxha nuk është personazhi kryesor, por vetëm nj figurë negative që lëviz në hije, duke drejtuar drejt tragjedisë familjen tonë. Protagonistët janë familjarët e mi dhe në veçanti, im atë Giuseppe dhe daja im Giacomo, të cilin e shtyj të tregojë historinë.
Ç’ju ka treguar nëna juaj në lidhje me Enver Hoxhën?

E ëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›