Testi i gjakut tregon nëse pacienti ka nevojë për antibiotikë ose jo
Një test i thjeshtë gjaku tre minutësh mund të ndihmojë mjekët të përcaktojnë nëse një pacient ka nevojë për antibiotikë.
Jo vetëm mund të ndihmojë shmangien e efeteve anësore tek pacientët nga marrja e ilacceve të panevojshme, por testi gjithashtu mund të trajtojë një nga kërcënimet më të mëdha moderne për shëndetin, rezistencën ndaj antibiotikut.
Testi i tregon një mjeku nëse pacienti vuan nga një infeksion viral apo bakterial, në këtë mënyrë, ata e dinë nëse janë apo jo për të marrë antibiotikë.
Antibiotikët janë të efektshme vetëm kundër baktereve ata nuk vrasin viruset. Aktualisht, lloji i infeksionit mund të konfirmohet vetëm me një test të gjakut të cilat duhet të analizohen në një laborator, një proces që mund të marrë dy deri tre ditë.
Ai mat një substancë të quajtur proteina C-reaktive (CRP) në gjak.Numri i kësaj proteine rritet kur trupi është duke luftuar një infeksion bakterial, por jo kur ajo është duke luftuar një virus, i cili shkakton një përgjigje të ndryshme imunitare. Pra, një mjek do të di se në qoftë se niveli i CRP është i ulët, antibiotikët nuk do të jenë të nevojshme.