E Diel, 1 Nëntor 2026

Testimi i gardianëve, provim me shkrim, fizik dhe me gojë

Në vazhdën e testimeve që ka ndërmarrë qeveria, edhe gardianët do t’i nënshtrohen provimit. Me urdhërin e ministrisë të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka filluar përgatitjet për zhvillimin e testimit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, pohon se programi tashmë është hartuar dhe të gjithë efektivët do të testohen për njohuritë e tyre.

Siç raporton edhe Gazeta Shqiptare, janë 3 mijë gardianë të cilët do marrin pjesë në testim dhe fazat e testimit do të jenë tre:

-Faza e parë është provimi me shkrim

-Faza e dytë është intervistimi

-Faza e tretë është testimi fizik

Pas përfundimit të fazës së parë me shkrim, gardianët do t’i nënshrohen një interviste nga një komision i posaçëm i cili, do vlerësojë gjëndjen e tyre psikologjike.

Faza e tretë pritet të jetë edhe faza më e vështirë, pasi p-ër testimin fizik si bazë janë marrë normat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Policinë e Shtetit.

Gardianët do të testohen për njohuritë e tyre mbi Ligjin për Policinë e Burgjeve, Kodin e Etikës si dhe njohuritë mbi Konventën europiane për të drejtat e njeriut.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›