Testimi në mjekësi, kontrata pas përfundimit të studimeve i vë kandidatët përballë zgjedhjes privat-shtet

Kandidatët për studentë vijojnë testimin e informatizuar, i cili është ai që do të përcaktojë emrat fitues në degët e Mjekësisë.
Nënshkrimi për herë të parë i një kontrate për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se tri vite, disa maturantë i vuri përballë zgjedhjes privat-shtet, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.
“Deri në këtë moshë e kam menduar vetëm këtu. Të ishte për prindërit e mi s’do të isha sot këtu. Do isha si shumë të tjerë, jashtë.“
“Me çmimet që u dhanë në vend të kontratës mendoj që zgjidhja më e mirë, nëse unë do të zgjidhja alternativën e dytë, pra, që të paguaja 2–4 mijë euro, do të ishte më mirë të shkoja në privat, se e kapja edhe më kollaj, por mendoj që zgjedhja që kam bërë për të ndenjur 2–3 vite këtu është goxha e vlefshme për mua.“
Në pritje të ethshme në përfundim të konkursit, familjarë të maturantëve përjetojnë gjithashtu emocione.
Me daljen e maturantëve dhe marrjen e përgjigjes së pikëve në kohë reale, shumëllojshmëri emocionesh vërehen në fytyrat e tyre. Mes pëqafimeve, edhe kënaqësia e fitores!
Testimi për 1.200 maturantët e ndarë në grupe do të vijojë deri më datë 22 gusht.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/