E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë persona humbin jetën në aksidente trafiku gjatë javës që vazhdon

Prishtinë, 28 Korrik 2011 NOA Kjo javë nisi me aksidente të përgjakshme në Kosovë, ku raportohen të paktën tetë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Burime zyrtare nga Policia e Kosovës bënë të ditur për agjencinë NOA se gjatë së martës janë regjistruar tri aksidente me fatalitet dhe 21 me lëndime trupore.

Konfirmohet se fatkeqësisht, tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e këtyre aksidenteve në Rajonin e Pejës dhe të Prizrenit.

Rreth orës 03:15 të së martës, në rrugën Prishtinë – Gjakovë, pikërisht në vendin

Lug Bunar ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku kanë humbur jetën pesë persona.

Në aksident janë përfshirë një autobus Setra dhe automjetit i tipit Mercedes që të dy me targa vendore . Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i autobusit ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Gjakovës dhe me të arritur në vendin Lug Bunar kalon i tëri në anën e majtë të rrugës dhe e godet automjetin Mercedes që ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Gjakovës ku si pasojë e goditjes e hedhë jashtë rruge dhe i njëjti rrotullohet.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e së hënës në hyrje të fshatit Krushë e Madhe Rahovec.

Në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën dy persona një femër dhe një mashkull k/Shqiptar si dhe janë lënduar rëndë edhe katër të tjerë, tri femra dhe një mashkull k/Shqiptar, një prej tyre fëmijë.

Deri të aksidenti ka ardhur kur vozitësi i dyshuar si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve dhe gjendjes së rrugës gjatë manipulimit me automjet ka humbur kontrollin duke kaluar në shiritin e kundërt dhe me këtë rast goditet ballë për ballë me veturën Golf 2 që kishte qenë duke udhëtuar në drejtim të kundërt nga Krusha e Madhe në drejtim të Rahovecit.

Më herët po të hënën në mesditë, një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren ku e dyshuara femër k/shqiptare me veturën e sajë ka goditur një mashkull, i cili nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.

E dyshuara me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jetë dërgohet për Obduksion.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›