E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tetori Rozë, nxënësit në Berat fushatë ndërgjegjësimi

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Në kuadër të Tetorit Rozë, nxënësit e shkollës së mesme “Kristaq Capo” organizuan konkursin që theksonte fuqinë e të rinjve në ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo vlerësoi këtë organizim nga të rinjtë.

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me YWCA i dhuroi klasës fituese disa libra dhe u ndanë certifikata për të gjithë nxënësit pjesëmarrës.

Ky organizim tregon rëndësinë e tij në edukimin e vetëkontrollit, vizitave rutinë dhe kryerjes së mamografisë, e cila gjatë gjithë tetorit ofrohet falas.

1 nga 12

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›