Tetori rozë/ Mamografi falas për vajzat dhe gratë, Rama i ben thirrje femrave të kujdesen për shëndetin e tyre

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”.
“Dhe me thirrjen përmes kësaj videoje, në këtë TetorRozë, për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.