Teuta - Laçi 2-1. Spikat MersiniHysa e Mersini shenuan per Teuten. Nora me penallti realizoi per Laçin

Rrjetet sociale:
Një gol i të riut Mersini në minutën e 89-të i siguroi tri pikë të çmuara Teutës në fitoren 2-1 me Laçin në javën e 7-të të Kategorisë së Superiore.
Vilfor Hysa shënoi për durrsakët në minutën e 23-të, përpara se sulmuesi të zëvendësohej për shkak të një dëmtimi.
Arlind Nora nga pika e bardhë barazoi rezultatin në 1-1 me një penallti në minutën e 43-të.
Erjon Dushku nuk realizoi me penallti në pjesën e dytë për Teutën, përpara se Mersini të shënonte golin e fitores për formacionin e Mirel Josës.
14:30 Teuta-Laci 2-1
23’ Hysa, 89’ Mersini / 43’ Nora (11-m)
Numri i klikimeve - 1630
E Diele, 18 Tetor 2009