Teuta mbijeton, Pogradeci dorëzohet në fund

Teuta ka arritur të sigurojë qëndrimin në “Abissnet Superiore” pas fitores 1-0 në play-out përballë Pogradecit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.
Në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”, skuadrat u shfaqën të kujdesshme në fushën e lojës, me shumë pak raste të rrezikshme në portat respektive.
Kur sfida po u drejtohej 10 minutave të fundit të kohës së rregullt, pogradecarët humbën shërbimin e futbollistit Friman Pius, i cili u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, Enea Jorgji pas rishikimit në VAR.
Moment që solli shumë tension në fushë, por më pas skuadrat iu rikthyen lojës dhe në minutën e 93-të ishte Daci që shënoi golin e fitores për durrsakët, duke siguruar qëndrimin në “Abissnet Superiore”. Pogradeci duhet të riniset edhe njëherë nga Kategoria e Parë.