E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, trajneri Tetova: Bëmë maksimumin, por…

“Sa më dhemb kjo humbje nga 1 në 10? Zero…”. Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” humbjen 1-0 të pësuar përbalë Egnatias, e para për skuadrën durrsake në këto 9 javë të “Abissnet Superiore”.

“Çfarë nuk shkoi? Nuk dua ta përmend këtë fjalë, sepse djemtë dhanë maksimumin. Kishim shumë mungesa, vetëm tre ndërrime, por nuk duhet alibi, sepse çunat bënë një ndeshje të bukur, si Egnatia. Mendoj që u zhvillua një pjesë e parë të mirë, thuajse të balancuar, kishim rastet dhe momentet tona”.

“Në pjesën e dytë Egnatia u tregua më cinike, duke qëndruar në mbrojtje e liruar metra në fushën e saj për të krijuar tranzicion me Grudën, moment që e kishim diskutuar me djemtë, por dëmtimi i Zhongos na detyroi që të futnim mesfushor dhe pësuam edhe rastin e golit”.

“Nga 1 në 10, sa dhemb kjo humbje? Zero. Kjo intervistë do ngelet, them zero, sepse në Durrës fiton Teuta, nuk ndodh dy herë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›