E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, trajneri Tetova: I kënaqur me lojën dhe rezultatin

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” fitoren 3-1 të arritur në “Niko Dovana” përballë Teutës në javën e dytë të “Abissnet Superiore”.

“Nëse jam i kënaqur me lojën apo me rezultatin? Me të dyja. Mendoj që sot ishim më ndryshe se me Partizanin”.

“Ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe e para nuk mbetet pas.  Tirana ishte në 35 metra, ishte e vështirë ta çanim, vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për manovrën tonë”.

“E thashë edhe ndeshjen e kaluar, më duhet punë, kam punë për të bërë, duhet të futemi në logjikën e asaj që kërkoj unë për të shkuar drejt portës. Mendoj që koha është armiku ynë”.

“Karakteri për të reaguar, apo domiminim? Çfarëdo që të them unë, bie poshtë me përmbysjen e rezultatit. Çunat treguan që kanë uri dhe që duan të shkojnë te goli. Kemi momentet të vështira, por me rëndësi të mos na humbë pjesa e agresivitetit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›