E Diel, 1 Nëntor 2026

Tha se nuk garon përballë të “vetëpërjashtuarve”, Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianjji i është përgjijur kryedemorkatit Sali Berisha, i cili tha se nuk kandidon përballë atyre që janë “vetëpërjashtuar”.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Salinji dfuke publikuar statutin e PD, shkruan se askush nuk mund të shkelë mbi Kushtetutën e PD, duke shtuar se në asnjë nën të këtij statuti nuk flitet për “vetëpërjashtime”.

“Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime””, shkruan Salianji.

Më tej ish-deputeti thekson se gara në PD ëhstë borxh që berisha ua ka demorkatëve pas 13 viteve në opozitë.


Postimi i Salianjit:

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj  demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë  demokrat 24 karat.  Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.

Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.

Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të  përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.

Shihemi të Dielën në Lezhë ✌????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›