Thaccedili Asnje dyshim per ratifikimin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur se nuk do të ketë probleme në ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e qeverisë, Thaçi bëri të ditur se liderët e partive politike janë pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve më datë 3 nëntor, një datë kjo e caktuar fillimisht në takimin Thaçi-Daçiç në Bruksel. Kryeministri shtoi se pajtimi është arritur në një takim të përbashkët të zhvilluar të martën me liderët e partive politike, me përjashtim të Vetëvendosjes. “Jemi dakorduar gjatë këtij takimi që, ashtu siç kemi qenë unik në qëndrimin në Marrëveshja Kosovë-SerbiPakti me Serbinë ratifikohet mes protestash Nuk kalon ratifikimi i marrëveshjesNë darkë takimi Thaçi-Daçiç rastin e aprovimit të kësaj marrëveshjeje, ta ratifikojmë atë nesër. Kjo marrëveshje lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Kosovës”, tha Thaçi. Gjatë mbledhjes, kabineti qeveritar dha 100 mijë euro për funksionimin e misionit të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë, ndonëse propozimi ishte që të ndaheshin 560 mijë euro. Nga ana tjetër, lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar kundërshtimin e marrëveshjes nëpërmjet protestës. Ky subjekt politik ka ftuar qytetarët që të dalin të enjten në protestë duke filluar nga ora 09:00. / Top Channel