Thaccedili Pakti pergjegjesi edhe e Serbise

Kryeministri Hashim Thaçi edhe njëherë ka theksuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, edhe pse hap pas hapi do të implementohet në tërësi.
Pas takimit me politikanin shqiptar Pandeli Majko, Thaçi tha se marrëveshja është në të mirë të Kosovës, Serbisë edhe të ardhmes evropiane të rajonit. Ndërkohë, vizitën e paralajmëruar të zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vuçiç, Thaçi e sheh si përpjekje për të bindur qytetarët e pjesës veriore për të pranuar marrëveshjen. “Këto angazhime janë në kuadër të lehtësimit dhe bindjes së serbëve në veri që kjo marrëveshje është zgjidhja e vetme për të ardhmen Marrëveshja Kosovë-SerbiCliff: Serbët e veriut, nën dy kupola Vuçiç, javën tjetër në Kosovë Pakti, Jahjaga i kërkon ndihmë NATO-s e tyre. Prandaj, ne duhet të jemi inkurajues për të gjithë aktorët që mund të ndihmojnë në bindjen e njerëzve për ta pranuar marrëveshjen”, tha kryeministri. Thaçi foli edhe për organizimin e zgjedhjeve të para lokale në pjesën veriore, që sipas tij, pritet të mbahen në pjesën e dytë të vjeshtës së këtij viti, me organizim të OSBE-së, por me ftesë të qeverisë. Në anën tjetër, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko tha se marrëveshja është një hap cilësor që në tërë rajonin ofron cilësi të re dhe reflekton perspektivën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një moment jashtëzakonisht sfidues, por pa dyshim është një hap cilësor i cili ka pasur reflektim jo vetëm thjesht në marrëdhëniet në mes të dy shteteve, por edhe në të gjithë rajonin ka ofruar një cilësi të re, pasi marrëdhënia midis shqiptarëve dhe serbëve mbetet marrëdhënia më problematike sot në rajon”, theksoi Majko.