Thaçi,jo më struktura paralele në Kosovë

Kryeministri Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha se sot është një ditë e një rëndësie të veçantë, ditë e hapjes së një kapitulli të ri për Kosovën.Kemi fillimin e shtrirjes së autoritetit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës."Është një fillim simbolik edhe në veri, por me vendosmëri dhe domethënie të veçantë, se tash do të fillojë edhe ushtrimi i autoritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe çdo veprim do të jetë edhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe do të fillojmë të funksionojmë si shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të sundimit të ligjit", tha kryeministri Thaçi.Më tutje Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e EULEX-it. "Ne përshëndesim këtë punë fillestare, presim hapa edhe më të shpejtë, në mënyrë që definitivisht të kemi situatën për çfarë kemi funksionimin e mirëfilltë të të gjitha institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës", theksoi kryeministri Thaçi , duke premtuar se nuk do të ketë më tutje struktura paralele, jolegjitime dhe të ketë një legjislacion të vetëm në Republikën e Kosovës.Kryeministri Hashim Thaçi premtoi bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e EULEX-it dhe mbështetje të plotë si institucioneve të Republikës së Kosovës.