Thaçi: Bashkëpunim po, jo dialog me Serbinë

Prishtinë, 25 korrik, NOA Update Mendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Pavarësisë së Kosovës i ka dhënë fund çdo opsioni të Serbisë për bisedime për statusin apo ndarjen e territoreve të Kosovës.
Me të mbërritur nga vizita disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Dua të theksoj se ne do të kemi bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por jo dialog për çështjet tona. Bashkëpunim po, jo dialog, theksoi kryeministri i Kosovës.
Në këtë kontekst historik, kryeministri i Kosovës deklaroi se tashmë Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi.
E kam theksuar edhe më herët, edhe më vjen tepër mirë që tani edhe miqtë amerikanë, edhe disa evropianë, janë shprehur, në dy ditët e fundit, se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi dhe Kosova duhet të funksionojë si shtet sovran, i pavarur, me legjislacionin e vet dhe autoritetin udhëheqës, e në të njëjten kohë, me mbështetje ndërkombëtare, nënvizoi kryeministri Thaçi.
Sipas Thaçit mendimi pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte përgjigjja më e mirë për gjithë botën për të drejtën e Kosovës.
Këto ditë për Kosovën mund të themi si ishin ditët më të arrira historike. I përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këto ditë të mëdha, për opinionin e GJND-së, që ishte një opinion i drejtë, një opinion i shkëlqyer. Prandaj, çdo qytetar i Kosovës duhet të ndjehet mirë, të ndjehet krenar dhe më i sigurt për të ardhmen e shtetit tonë, për të ardhmen dhe integrimet në NATO e BE, por edhe për të ardhmen ekonomike, dhe arritjen e mirëqenies sociale në Kosovë, deklaroi kryeministri i Kosovës në një konferencë për shtyp.
Për arritjen e këtij mendimi që tashmë ka hyrë në historinë e re të shtetit të Kosovës, kryeministri Thaçi falënderoi të gjithë mbështetësit e Kosovës duke deklaruar se me opinionin e GJND-së, është hapur një kapitull i ri i perspektivës euro-atlantike për Kosovën.
Për Kosovën do të hapet perspektivë e re. Është hapur kapitulli i perspektivës euro-atlantike, i konsolidimit dhe fuqizimit të shtetit tonë. Presim edhe unifikimin e qëndrimit të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, për të njohur shtetin e Kosovës. Asnjë vend në botë sot nuk ka arsye për të mos njohur Kosovën, u shpreh kryeministri i Kosovës.
Shefi i qeverisë së Kosovës, pas kthimit nga SHBA-të, tha se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Kosovës, një mbështetje të qeverisë Obama, të cilën kreut të ekzekutivit të Kosovës ia ka dhënë zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden.
Një mbështetje e jashtëzakonshme për arritjet e Kosovës, për reformat që jemi duke i bërë, për progresin e shumanshëm që kemi arritur në ndërtimin e Kosovës demokratike, shumëetnike, për avancimin e statusit politik në kuptimin e njohjeve, por edhe për respektimin e plotë të integritetit territorial të Republikës së Kosovës", tha kryeministri Thaçi duke iu referuar bisedimeve gjatë takimit me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Xho Bajden, ku është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/27511-thaci-bashkepunim-po-jo-dialog-me-serbine","title":"Thaçi: Bashkëpunim po, jo dialog me Serbinë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")