Thaçi: Bisedime me Serbinë si të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi për mediat kosovare se Kosova është e gatshme për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.
Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull paqeje dhe mirëkuptimi të ndërsjellët, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë, tha Thaçi.
Ndërkohë që në një deklaratë të bërë tre ditë më parë në media kryeministri i Kosovës përjashtoi çdo lloj bisedimi politikë mes Serbisë dhe kosovës. Sipas Thaçit me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.