E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Deshtimi i Serbise sukses per ne

Deshtimi i rezolutes se Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara do te jete nje sukses i ri per Kosoven. Keshtu u shpreh Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci gjate mbledhjes se rradhes se Qeverise duke shtuar se per arritjen e ketij suksesi Kosova po bashkepunon me Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te Bashkimit Evropian.

ldquoDelegacioni i larte shteteror do te jete prezent ne Nju Jork. Presidenti Kryeministri Ministri i Puneve te Jashtme dhe ekipi yne paraprake qe eshte tani atje dhe qe eshte duke punuar maksimalisht me te gjithe partneret dhe miqte tane me zotimin per sukses te ri te Republikes se Kosovesrdquo tha Thaci.

Nderkohe gjate zhvillimit te ceremonise se nderrimit te komandes se KFOR-it ne Prishtine presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pranuar boterisht prandaj perpjekjet per te penguar prosperitetin e vendit jane te demshme jo vetem per Kosoven por edhe per Serbine pasi pengojne integrimin e rajonit ne strukturat euroatlantike.

Kunder rezolutes eshte shprehur edhe ambasadori i Britanise se Madhe ne Prishtine Andy Sparks i cili pas takimit me Ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hyseni ka deklaruar se rezoluta e Serbise eshte e papranueshme per Britanine e Madhe qe e konsideron Kosoven nje shtet te pavarur dhe sovran.

Ambasadori Sparks ka thene se ka kerkuar nga Serbia terheqjen e kesaj rezolute dhe arritjen e nje marreveshjeje te shkruar qe do te hapte rrugen e bisedimeve konstruktive mes Serbise dhe Kosoves per shume ceshtje me interes te perbashket.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›