Thaci: Jam i lodhur nga zgjedhjet lokale

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar sot gjate nje seance parlamentare se ndihet i lodhur nga fushata elektorale dhe zgjedhjet lokale te mbajtura me 15 nentor ne Kosove.
“Jam i lodhur nga zgjedhjet qe kemi fituar dhe madje me nje referendum”, u eshte pergjigjur Thaci kerkesave te deputeteve te opozites per t’u ngritur ne kembe kur u pergjigjet pyetjeve te tyre.
Pas debatit per zgjedhjet, Kuvendi ka miratuar projektligjin per buxhetin publik, pavaresisht kundershtimeve te AAK-se, e cila deklaroi se buxheti ne fjale duhet te ishte diskutuar para se te mberrinte ne Parlament.