E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Jo dialog politik me Serbine


Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë. Ai tha se deklarimet lidhur me mundësinë e këtij dialogu nuk janë të vërteta dhe se negociata me Serbinë mund të zhvillohen vetëm kur ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Thaçi këto komente i bëri në panairin e produkteve bujqësore Prishtina 2011, beri te ditur Telegraf.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se negociatat me Serbinë do të bëhen vetëm si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Deklarimeve pro dhe kundër bisedimeve politike i është bashkuar të martën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Sipas kryetarit Krasniqi, bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar në vitin 2007 dhe nuk ka asnjë arsye të rinisin në këtë nivel. Kreu i legjislativit të vendit ka deklaruar se zyrtarisht nuk ka ndonjë material përmes së cilit kërkohet prononcim zyrtar i Kuvendit lidhur me këtë çështje.

“Unë as nuk jam kundër as pro. Duhet të kem një material zyrtar, i cili në një mënyrë është një lloj kërkese ku definohet çështja për çka të bisedohet. Tani për tani nuk kemi asnjë material mbi bazën e të cilit do të jepnim një mendim që do të ishte në interes të opinionit”, tha Krasniqi.

Për bisedime të reja politike, ai ka thënë se së pari duhet të ndryshohet rezoluta në Kuvendin e Kosovës.

“Natyrisht ju e dini që ne e kemi një rezolutë që e kemi nxjerrë për çfare mund të bisedohet dhe për çfare nuk mund të bisedohet, bile më shumë e kemi për çfare nuk mund të bisedohet. Prandaj duhet të ndryshohet kjo rezolutë në Kuvend, për të nxjerrë një rezolutë tjetër për të miratuar vazhdimin e bisedimeve politike, por nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë.Unë jam i bindur që bisedimet politike janë përmbyllur në Vjenë në vitin 2007 dhe në vitin 2008 është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në këtë rrafsh unë nuk shoh arsye për t’u zhvilluar bisedime politike”, tha Krasniqi.

Diplomatë të ndryshëm të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë e fillimit të dialogut të ri politik mes Kosovës dhe Serbisë, pas përfundimit të dialogut teknik. Debati rreth bisedimeve politike eshte ashpersuar ne Kosove pasi u vu re një lëkundje e lidershipit kosovar për të kaluar të ashtuqajturën “vijë e kuqe” të dialogut teknik me Serbinë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova EULEX bastis zyrat e Ministrisë së Brendshme
Që në orët e hershme të mëngjesit te se merkures, misioni EULEX ka nisur bastisjen në Administratën e Policisë së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat, sipas burimeve jozyrtare, janë arrestuar 3 persona. Mitrovicë, shpërthim pranë stacionit policor
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesnatën e kaluar në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. “Kosova, progres për vizat”
Në muajt e ardhshëm do të nisë dialogu me Kosovën për liberalimin e vizave. Këtë e ka bërë te ditur Komisionerja  Europiane, Sesilja Malmstrom në konferencën rajonale në Ohër me Ministrat e Brendshëm të Rajonit. Prishtinë, homazhe Drejtorit të Arsimit
Kryeqyteti kosovar, Prishtina ishtë në ditë zie të martën në shenjë proteste ndaj vrasjes së Drejtorit të Arsimit Remzi Salihu. Institucionet komunale nuk punuan e po kështu edhe ato arsimore. Kosovë, 30 ditë paraburgim për Sahitin
Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Gani Sahitit, i dyshuar për vrasjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Remzi Salihu.

Lajmet kryesore

Spahiu: Censusi godet çamët
”Ai sjell uljen e numrit të shqiptarëve në Ballkan”
Greqia paralizohet nga një grevë e përgjithshme
Hije skandali për makinat e vjetra
EULEX bastis zyrat e Ministrisë së Brendshme
Durrës, mbytet peshkarexha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›