Thaci: Nuk do te kete ndarje
Kreret e institucioneve kosovare kane perjashtuar dje mundesine e ndryshimit te kufijve mbi baza etnike ne Kosove. kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci tha se integriteti territorial i Kosoves ishte 'i pacenueshem' dhe kreu i Parlamentit, Jakup Krasniqi, u shpreh se ndarja nuk shtrohej fare si mundesi. Zyrtaret e larte i bene keto deklarata pasi iu kerkua nga gazetaret ne Prishtine te komentonin nje raport te fundit te Grupit Nderkombetar te Krizes per Kosoven. Ne raport mes te tjerave thuhet se nese prania nderkombetare nuk do te shtrihej edhe ne zonat serbe, veriu i Kosoves do te behej "nje burim i mundshem i dhunes dhe i rindarjes se kufijve ne te ardhmen ne Ballkan". Nderkaq Zyra Civile Nderkombetare ne Kosove thekson se ne Kosove ka pasur zhvillime te dukshme ne fusha te ndryshme. Zyrtaret shteterore te Republikes se Kosoves hedhin poshte mundesine qe problemi i qytetit te Mitrovices mund te shkaktoje efekte politike te nje modeli zinxhiror ne rajonin e Ballkanit. Ata kundershtojne vleresimin e raportit te fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave per Kosoven, sipas te cilit, thellimi i ndarjes se Mitrovices mund te shkaktoje kerkesa per rivenien e kufijve ne vija etnike ne Ballkan. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, thote se integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe i njohur nderkombetarisht dhe se per te shtrire autoritetin ne veri, do te punohet intensivisht me prezencen nderkombetare ne vend. "Eshte dicka e thene prej tete vjet radhazi, por kjo nuk do te ndodhe. Ne jemi te percaktuar qe te punojme fuqishem me te gjithe miqte nderkombetare, me administraten civile, por edhe me autoritetet e NATO-s. Integriteti territorial i Republikes se Kosoves eshte i njohur, i pranuar dhe i pacenueshem", theksoi Thaci. Nderkaq, kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, shprehu bindjen se njohja e pavaresise se Kosoves nga shtetet me te fuqishme te arenes nderkombetare, do te ndihmoje ne shtrirjen e autoritetit te institucioneve vendore edhe ne pjesen veriore te Kosoves. "Jemi te bindur se ceshtja e Kosoves, me njohjen nderkombetare dhe me shtimin e njohjes nderkombetare ne kufijte ekzistues, do te beje qe Kosova dalengadale te shtrije ndikimin dhe pushtetin e saj ne cdo cep te Kosoves dhe ndarja sigurisht qe nuk eshte opsion i yni", theksoi Krasniqi.