E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin e Kosovës

Dubrovnik, 10 korrik 2010 NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deklaron nnë Samitin e Kroacisë, Evropa Jug-lindore në përballje me Sfidat Globale, se pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin shqiptar në shtetin më të ri.

Gjatë fjalimit që mbajti në Dubrovnik, z.Thaçi siguroi se me shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova ka rikonfirmuar përkushtimin e saj si faktor stabiliteti në rajon. Pavarësia ka krijuar horizont të ri zhvillimor për popullin e Kosovës.

Ndonëse pohoi se dy vjet në historinë e ekzistimit të shtetit janë shumë pak, Thaçi argumentoi se për këtë periudhë ka pasur avancim në sferën e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes ndërkombëtare.

Republika e Kosovës tashmë është anëtare e plotë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore. Po ashtu, jemi në rrugë të mirë për anëtarësim në institucione tjera me karakter ekonomik dhe zhvillimor, - kumtoi z.Thaçi.
më tej ai kujtoi faktin se Kosova pret së shpejti një opinion nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rreth vendimit sovran për shpalljen e pavarësisë.

Besoj që ky opinion do të konfirmojë dhe qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur, pas gjithë asaj çfarë i ka ndodhur, - u shpreh. Z. Thaçi.

Ai shtoi se pas këtij opinioni, Kosovën e presin njohje të reja ndërkombëtare. Do të dëshironim që edhe Serbia përfundimisht të demonstrojë bindjen e saj për realitetin e ri dhe të fillojmë bashkëpunimin e duhur si dy vende fqinje.

Kjo rrugë do ti shërbente paqes, prosperitetit dhe një të ardhme të sigurt te dy vendeve tona, - siguroi z. Thaçi.

a.b/r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›