Thaçi: Pjesëmarrja e serbëve u jep kuptim të plotë zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bëri sërish thirrje serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Ai tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, i jep kuptim të plotë zgjedhjeve.
Thaçi shprehu besimin e plotë se zgjedhjet e 3 nëntorit do të dërgojnë mesazhin më të mirë se Kosova po ecën me hapa të sigurtë, duke plotësuar kriteret e nevojshme për jetën demokratike dhe Kosovën evropiane.
Deklaratën kryeministri Thaçi e bëri gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku u diskutuan edhe çështje tjera.