E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Po prgatitemi seriozisht pr asamblen

Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova po përgatitet seriozisht për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Cështja në fjalë ka qenë në qendër të mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat i referohen një komunikate.

Megjithatë, në komunikatë nuk jepen detaje mbi përgatitjen e institucioneve kosovare mbi asamblenë, në të cilën Serbia ka paralajmëruar se do të paraqesë një rezolutë.

Në dokument shprehet edhe njëherë pritja e qeverisë kosovare për njohje të reja pas vendimit të GJND-së në favor të pavarësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›