Thaci: Shqiptareve u takon 1/3 e buxhetit

Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci ka deklaruar se qeveria aktuale nuk po i kushton vemendjen e duhur popullsise shqiptare te Maqedonise.
Duke folur ne nje debat televiziv, Thaci ka theksuar se shqiptaret meritojne 1/3 e buxhetit te shtetit. “Nese ne shqiptaret jemi nje e treta e popullsise ne Maqedoni, perse nuk marrim nje te treten e buxhetit per shkollim, kulture dhe zhvillim?”, ka pohuar Thaci. Kreu i PDSH-se ka shtuar se nje motiv per diskriminimin qe u behet shqiptareve eshte edhe mungesa e implementimit te Marreveshjes se Ohrit.