E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Vendim pas bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise


Perfundimi i procesit te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise do te jete njohja qe Beogradi zyrtare do ti beje pavaresise se Kosoves. Keshtu deklaroi kryeministri Hashim Thaci ne mbledhjen e Kuvendit te Kosoves.

Thaci kete vleresim e beri duke iu pergjigjur pyetjes se deputeteve te opozites se per cfare do te bisedohet me Serbine.

Tashme bisedimet do te jene teknike dhe vetem ne kuader te bashkepunimit ndershteterore. Per keto bisedime Thaci tha se ka mbeshtetjen edhe te partive opozitare.

Gjate kohes se pyetjeve parlamentare ne seancen e sotme te Kuvendit te Kosoves qe kryesisht ishin te perqendruara rreth bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit Thaci ka thene se institucionet e Kosoves jane duke punuar per mbylljen e kapitullin njeshekullor te konfrontimit me Serbine dhe hapjen e kapitullit te ri te bashkepunimit si dy shtete te pavarura dhe sovrane.

Per bisedimet me Serbine Thaci ka shtuar se ka nje mbeshtetje nga te gjithe mekanizmat ne Kosove perfshire edhe Kuvendin institucionet e tjera dhe shoqerine civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›