E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci mohon dialogun politik me Serbine

E marte 4 tetor 2011 NOA- Ndonese u replikua fuqishem mundesia e nje dialogu politik mes Kosoves dhe Serbise Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka hedhur poshte nje deklarate te tille.
Sipas tij dialogu politik me Serbine nuk eshte ne tavoline as te Prishtines por as te Brukselit e Uashingtonit.
Dicka e tille as qe eshte ne tavolina te punes se ndokujt as ne Prishtine as ne Bruksel e as ne Uashington. Por ne te njejten kohe jemi shume te pergjegjshem per vazhdimin e dialogut per ceshtje teknike ka deklaruar kreu i Qeverise kosovare ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.
Nderkaq ai ka shtuar se eshte e nevojshme qe fillimisht te ndodh gatishmeria e krereve politik te Prishtines dhe Beogradit per nje marreveshje te fqinjesise se mire dhe njohjes reciproke.
Nderkaq lidhur me situaten e tensionuar ne veri ai eshte shprehur se Qeveria e Kosoves eshte ne gatishmeri si dhe synon distancimin nga grupet kriminale dhe ilegale duke thene se ata i pret ballafaqimi me drejtesine.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›