E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi nderon Eliot Engelin dhe Mark Kirkun

Kryeministri Hashim Thaçi ka nderuar me titullin e mirënjohjes senatorin amerikan Mark Kirk si dhe kongresmenin Eliot Engel, me rastin e 14 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat policore dhe pushteti serb.

Ceremonia e nderimit u bë në hapësirat e kongresit amerikan në Capitol Hill.

Në një deklaratë për mediat nga Qeveria e Kosovës, thuhet se senatori Mark Kirk ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen politike dhe ushtarake si në përforcimin e idesë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999, po ashtu edhe gjatë kohës së bombardimeve.

Kryeministri Thaçi shfrytëzoi këtë pritje ceremoniale për të falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Senatori Mark Kirk dhe kongresmeni Eliot Engel përkujtuan periudhën e krizës së Kosovës dhe falënderuan popullin e Kosovës për ndjenjat e shquara proamerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›