Thaci ne Katar para Nju Jorkut
Lobimi
Ne kuader te aktiviteteve lobuese per njohjen e shtetit te Kosoves ne prag te diskutimeve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se Kryeministri i vendit Hashim Thaci ka udhetuar te shtunen per ne Katar.
Vizita e kreut te qeverise se Kosoves realizohet me ftese zyrtare te Mbretit te Katarit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
Me kete rast Kryeministri Thaci do te zhvilloje takime me Mbretin e Katarit dhe me autoritetet e tjera te larta shteterore te ketij vendi arab.
Nga Katari kreu i ekzekutivit do te udhetoje per ne Nju Jork ku bashke me Presidentin Fatmir Sejdiu do te udheheqin delegacionin shteteror te Kosoves ne kuader te angazhimeve diplomatike per njohje te reja te pavaresise se Kosoves ne prag te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.