E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi për raportin e Feith në BE: Kosova ka autoritetet e saj vendimmarrëse

Prishtinë, 1 shtator, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar sot në publik raportin që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Pieter Feith, pritet të paraqesë nesër para Parlamentit Evropian.

Natyrisht se z.Feith ka përgjegjësinë e tij për të prezantuar opinionet mbi zhvillimet në Kosovë. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me ICO-në, EULEX-in, të cilat kanë qenë të ftuar dhe të mirëpritura në Kosovë, është bashkëpunim i nivelit institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke respektuar këshillat dhe rekomandimet. Por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës", ka theksuar kryeministri Thaçi lidhur me një fakt të tillë.

Ai ka thënë më pas se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare është bashkëpunim institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Por ai ka theksuar se gjithmonë respektohen rekomandimet dhe këshillat e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve të Kosovës.

Bëhet e ditur se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith do të raportojë ditën e nesërme para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për gjendjen aktuale në Kosovë.

Çështja kryesore e raportimit të Feith, bëhet e ditur paraprakisht se do të jetë ajo e

Vënies në dijeni të ligjvënësve evropianë mbi refuzimin kategorik që Prishtina i ka bërë nënshkrimit të mundshëm të një protokolli bashkëpunimi ndërmjet EULEX dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është cilësuar si e domosdoshme për Serbinë, para se ajo të hyjë në zonën e bardhë të Shengenit.

Nga ana e tyre, autoritetet serbe e vlerësojnë këtë marrëveshje si të domosdoshme, ndërsa ato kosovare si të pavend.

Ndërsa lidhur me marrdhëniet mes tij dhe kryeministrit Berisha, Thaçi ka pohuar se "vlerat kombëtare të cilat i kemi janë vlera unifikuese, janë vlera që duhet ti avancojmë dhe së bashku me Berishën dhe të tjerët që kjo të ndodhë.

Por para se gjithash edhe kryeministri i Kosovës edhe kryeministri i Shqipërisë janë të fokusuar për integrimin e Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian edhe të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, por edhe për paqen dhe stabilitetin, bashkëpunimin dhe të perspektivës evropiane të rajonit", ka thënë më pas ai.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›