E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci pyetet per eksportin bujqesor me Shqiperine

Nder pyetjet e para qe iu drejtuan kryeminstrit Hashim Thaci gjate seances se sotme ne kuvendin e Kosoves ishte ajo ne lidhje me eksportin e produkteve bujqesore kosovare ne Shqiperi.

Deputeti i pavarur Driton Tali e pyeti kryeminstrin se cfare po bente qeveria e tij per eksportin e patates rrushit dhe qumeshtit kosovar ne tregjet e Shqiperise. Deputeti ngriti problemin se keto produkte kosovare pengohen nga tarifat doganore.

Nga ana e tij kryeministri u pergjigj se qeveria e republikes se Kosoves e ka marre seriozisht ceshtjen e eksportit te produkteve bujqesore te Kosoves drejt Shqiperise. Kam diskutuar me kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha tha Thaci.

Sipas kryeministrit kosovar si rezultat i bisedimeve ka mbetur te kryhen vetem procedura administrative. Jemi vazhdimisht ne kontakt me vendet fqinje ne lidhje me eksportet bujqesore te Kosoves njoftoi kryeministri gjate seances.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›