E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi thirrje EULEX: Më i qartë në qëllimin e misionit në Kosovë

Prishtinë, 26 gusht NOA-Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë kompromis ndaj atyre që pengojnë kthimin e njerëzve në shtëpitë e veta si dhe ka kërkuar që Misioni i Bashkimit Europian të jetë më i qartë dhe më i vendosur.

Kreu i Qeverisë i bëri këto komente i pyetur për situatën në lagjen Kroi i Vitakut ku shqiptarët sërish janë penguar nga grupe serbësh që të vazhdojnë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës.

Kryeministri Thaçi tha se Qeveria e tij ka strategji për kthimin në pronat e tyre të të gjithë kosovarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Qeveria ka strategji të integrimit dhe kthimit të njerëzve në pronat e tyre pa dallim. Ajo që ka ndodhur dje (e marte) nuk do të duhej të ndodhte. Njerëzit kanë të drejtë të kthehen dhe këtë nuk mund ta mohoj askush dhe kanë përkrahjen qeveritare, ka thënë ai gjatë një vizite në Komunën e Vitisë, të mërkurën.

Kreu i Qeverisë ka përdorur fjalor të ashpër ndaj radikalëve serbë të cilët gjatë muajve të fundit kanë përdorur edhe dhunën për të penguar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në pjesën veriore të vendit.

Do të jemi të pa kompromis ndaj atyre njerëzve që i pengojnë njerëzit të punojnë në pronat e tyre dhe gjithë atyre banditëve që përdorin kallashnikovët. EULEXi duhet të jetë më i qartë dhe më i vendosur, ka theksuar Kryeministri Thaçi.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›