E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci vlereson kontributin e Rugoves

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe disa ministra te kabinetit te tij kane bere sot homazhe tek varri i presidentit te ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova.
Thaci eshte shprehur se Rugova do te mbahet mend nga kosovaret per kontributin e tij shtetformues. “Republika e Kosoves perkujton me nder kontributin shtetformues te Ibrahim Rugoves. Ai do te kujtohet gjithmone me notat me te larta si nga qeveria, ashtu edhe nga populli i Kosoves”, eshte shprehur Thaci. Me pas kryeministri ka marre pjese ne nje ceremoni kushtuar Rugoves ne Pallatin e Rinise dhe Sporteve ne Prishtine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›