E Diel, 1 Nëntor 2026

Thashethemet” në teatrin e Korçës, trupa nga Gjakova sjell komedinë në “Koko Fest”

“Thashethemet” është shfaqur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”.

Vepra, e sjellë nga Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, trajton përmes humorit thashethemet, marrëdhëniet mes njerëzve dhe sipërfaqësinë e shoqërisë së lartë. Trupa nga Gjakova është pritur me duartrokitje nga publiku korçar, ndërsa aktorët vlerësojnë atmosferën dhe mikpritjen e treguar gjatë shfaqjes.

Pjesëmarrësit vlerësojnë organizimin dhe rëndësinë e “Koko Fest” si një hapësirë që bashkon trupat teatrore shqiptare dhe sjell në Korçë produksione të ndryshme të komedisë.

Festivali vijon në netët në vazhdim me shfaqje të tjera, duke mbajtur të gjallë atmosferën e teatrit dhe humorit në skenën korçare.

Gazetare: E. Fili      

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›