E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Guardian denoncon therjen e 1 mije deleve

Lajmi për therrjen e 1 mijë deshëve dhe deleve në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë ka ngjallur reagime ndërkombëtare, me të përditshmen “The Guardian” që dënoi ashpër këtë “masakër”.

Në një shkrim të publikuar në uebsajtin e tabliodit të madh britanik citohej Partia Socialiste, që e konsideroi këtë ngjarje si një “turpërim grotesk”.

Në artikull, kjo mënyrë festimi konsiderohej primitive, ndërsa pasqyroheshin kundërshtitë nga brenda Shqipërisë dhe disa organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në mbyllje të artikullit, “The Guardian” denoncoi se pavarësisht përpjekjeve për t’u lidhur me Kryeministrinë apo instutucionet përkatëse, nuk kishte arritur të merrte një koment zyrtar për këtë ngjarje.
100-Vjetori
Vlora ngre Flamurin. Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!
“Google” ndryshon pamje për 100-vjetorin e Pavarësisë
Fëmijët në festën e Pavarësisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›