The Lancet: Alarm shendetesor ne Gaza

Revista prestigjoze “The Lancet” ka dhene alarmin per ndihme mjekesore ne Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazes.
Rreth 10 perqind e femijeve palestineze kane probleme me rritjen, ndersa ne disa zona kjo shifer kalon 30 perqind. Kequshqyerja kronike shkakton veshtiresi dhe ngadalesim ne zhvillimin e tyre fizik dhe te njohjes.
Nder 60 gra qe kane sjelle ne jete femijet e tyre ne pikat izraelite te kontrollit, 36 te sapolindur kane vdekur. Studimi ben pergjegjes sulmet ushtarake izraelite, por edhe mungesen e stabilitetit politik te autoritetit nacional palestinez.