Theksi tek Asociacioni, Varhelyi zbardh takimin me kryeministrin Kurti
“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar] mbi progresin e rrugës europiane të Kosovës.
BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”,ka shkruar Oliver Varhelyi.
Open discussion w/ PM @albinkurti, DPM @BislimiBesnik & members of cabinet on #Kosovo progress on ??path. EU is offering major support to econ dev linked to further implementation of reforms & implementation of the dialogue agreement, incl assoc. of Serb majority municipalities. pic.twitter.com/4gLTbj1FlV
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 25, 2023
Më herët, në konferencën e përbashkët që pati më herët me presidenten Vjosa Osmanin, Varhelyi tha se në BE presin që marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet pa kushte.
“Është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”,shtoi ai.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
