E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellim bashkepunim me Arabine Saudite

Gjate takimit kryeparlamentari arab falenderoi kryeministrin Berisha per pritjen miqesore dhe e uroi edhe ne emer te parlamentit saudit per ngjarjen historike per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare ne zonen shengen.

Delegacioni parlamentare saudit vleresoi arritjet historike dhe rezultatet e jashtezakonshme qe qeveria shqiptare ka shenuar gjate ketyre viteve dhe i uruan kryeministrit Berisha per suksese te metejshme ne sherbim te te mires se vendit dhe popullit mik te Shqiperise.

Me tej ne takim u vleresuan marredheniet shume te mira tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe kombeve. Kryeministri Berisha i falenderoi parlamentaret saudit per mbeshtetjen dhe ndihmen e madhe e bujare qe madheria e tij kujdestari i dy xhamive mbreti Abdulla qeveria dhe populli mik i Arabise Saudite i ka dhene gjate gjithe kesaj periudhe Shqiperise dhe shqiptareve. Ne vecanti kryeministri Berisha falenderoi me mirenjohje te perzemert per kontributin e jashtezakonshem qe ky vend mik ka dhene dhe jep ndaj shqiptareve ne Kosove dhe per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Te dy palet rikonfirmuan angazhimin dhe vendosmerine e dy vendeve dhe qeverive per thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat ne vecanti ne fushen ekonomike dhe investimeve te investitoreve saudit ne Shqiperi duke u angazhuar per te plotesuar gjithe kuadrin ligjor te nevojshem per mbarevajtjen e ketyre marredhenieve dhe shkembimeve ekonomike tregtare dhe mbrojtjen e investimeve te ndersjella ne dobi te interesit me te mire te ekonomive te dy vendeve dhe prosperitetit te qytetareve.

Fusha si infrastruktura turizmi industria minerale ajo e naftes dhe e gazit apo projekte te tjera ekonomike financiare u vleresuan si fushat me interes per zgjerimin e bashkepunimit dy palesh. Ne kete kontekst u vleresua ndihma e jashtezakonshme financiare te Fondit Saudit dhe Bankes Islamike per projekte te rendesishme ne Shqiperi.

2010-11-09 2345

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›